Lëvizja Demokratike: Maqedonia e Veriut e fundit në rajon me të gjithë treguesit ekonomik

by admin
Spread the love

Nga Lëvizja Demokratike thonë se kjo Qeveri po e menaxhon keq ekonominë e vendit. Nga kjo parti kërkojnë që Qeveria të bëjë një politikë më të shtrënguar monetare dhe një menaxhim të kujdesshëm fiskal.

“Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore për Perspektivat Ekonomike Globale, me normën e inflacionit që ka aktualisht Maqedonia e Veriut, renditet në krye të vendeve të rajonit me 8.4 %. (tabela1) Poashtu kjo Qeveri, ku kuadrot e BDI-së kryesisht menaxhojnë gati të gjithë resorët ekonomik, po dështon edhe në rritjen ekonomike të vendit, e cila është e fundit në rajonin tonë me 1.8%. Paaftësia e pushtetit nuk përfundon këtu. Sipas Bankës Botërore edhe borxhi publik po rritet, i cili aktualisht është 59.1 %, deri në fund të vitit do të rritet në 60.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP)-së”, thonë nga Lëvizja Demokratike.

MARKETING



You may also like