Lëvizja Demokratike: Bujar Osmani ka kohë për pazare të pista politike me Gruevskin, por nuk ka kohë për Kosovën

by admin
Spread the love

Lëvizja Demokratike ka akuzuar Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmanin, se ky i fundit nuk ka ndërrmarë asnjë veprim në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, menjëherë reaguan liderët e shteteve demokratike, por edhe qendrat botërore të vendosjes, të cilat shprehën shqetësimin për një skenar kobzi që do të mund ta trazonte jo vetëm Ballkanin, por edhe më gjerë.

Tashmë nuk ka dilemë se prapa këtij aktiviteti destabilizues qëndron regjimi serb, i cili është në shërbim të intereseve ruse për krijimin e vatrave të reja të krizës, me qëllim të defukosimit të opinionit botëror nga lufta në Ukrainë.

Çuditërisht, rreth kësaj ngjarje shumë të rëndë, përkatësisht për sulmin e terroristëve serbë, akoma nuk u pa asnjë veprim më i vogël nga ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriu dhe njëkohësisht kryesues aktual i OSBE-së, Bujar Osmani.

Derisa Bujar Osmani ka kohë që të shëtisë çdo cep të botës, e në shumë raste të bej  edhe vizita jo produktive, ai nuk e shef të arsyeshme të shkoj deri në Prishtinë e të takoj zyrtarët kosovarë në shenjë përkrahje në këtë moment kaq të rëndë për shtetin e Kosovës.

Bujar Osmani edhe më shumë ka arsye për të vizituar Kosovën e sulmuar nga terroristët serb sepse tërë kohën krekoset se është kryesues i OSBE-së.

Por, ka të paktën dy arsye të mundshme pse nuk e bën këtë. Njëra arsye quhet “Pacient”, ndërsa tjetra është se nuk ka kohë të meret me atë për të cilën paguhet nga paratë e qytetarëve sepse është i zënë duke bërë pazare të pista politike me politikanin e tij të preferuar Nikolla Gruevski.

Lëvizja Demokratike shpreh përkrahje të plotë dhe mirënjohje për kryeministrin Kurti i cili në  këtë rast e parandaloi eskalimin e situatës në një konflikt me përmasa rajonale

MARKETING



You may also like