Lëvizja Demokratike: Artan Grubi të jep përgjigje për kaosin në rrugën Shkup-Bllacë!

by admin
Spread the love

Gjatë muajit korrik të këtij viti,  Artan Grubi, për shkak të rrëmujës dhe pritjeve të gjatë në tunelin Shkup-Bllacë, i cili ka kohë që i është nënshtruar një sanimi të domosdoshëm, pati premtuar se, me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata si shkak i ardhjes së mërgimtarëve dhe lëvizjes së shtuar në të dy anët e kufirit me Kosovën, punët në tunel do të ndërpriten deri në fund të gushtit dhe se sanimi sërish do të nisë më 1 shtator për t’u kthyer në normalitet më 1 tetor. Por, gjithçka e thënë nga Grubi ose është manipulim ose është gënjeshtër dhe kjo tashmë është vërtetuar shumë herë, ndaj dhe të paktë janë ata që i besojnë.

Jemi në mesin e muajit tetor dhe punët fatkeqësisht nuk kanë përfunduar. Në të dy anët e tunelit vazhdon të krijohen kolona të gjata, të cilat me të drejtë shkaktojnë irritim te vozitësit. Janë të shumta ankesat e qytetarëve, sidomos të atyre që këtë rrugë duhet ta marrin për çdo ditë.

Vetëvetiu parashtrohet pyetja, këta që një tunel të vogël nuk munden ta sanojnë për kaq kohë, këto do të realizojnë projekte kapitale?!

Lëvizja Demokratike u bën apel institucioneve përkatëse që t’i përshpejtojnë punët për t’i dhënë fund odisejadës së këtij sanimi të stërzgjatur ose le të tregojnë saktë se kur do të merr fund maltretimi i panevojshëm i qytetarëve të pafajshëm, me të cilët pa fijen e turpit tallet Grubi duke dhënë “premtime” të ambalazhuara me gënjeshtra.

Në fakt, në anët e kësaj rruge që çon në drejtim të kufirit me Kosovën, kanë “shpërthyer” disa kazino dhe disa hotele – vila të çuditshme, të cilat janë të mbushura me “klientë”. Këto kazino dhe hotele-vila të çuditshme, fatkeqësisht në masë të madhe kanë zbehur imazhin e zonës industriale të Vizbegut, e ngritur kryesisht nga biznesmenët shqiptarë. Për këtë të keqe, çuditërisht, hesht Grubi, përfaqësuesi më i zëshëm i BDI-së…

 

Lëvizja Demokratike

MARKETING



You may also like