Lëvizja Demokratike: “Artan Casino Man” t’i mbyllim kazinotë për të mirën e rinisë tonë

by admin
Spread the love

BDI është bërë peng i apetiteve kriminogjene të një njeriu. BDI është bërë lodër në duart e Artan Grubit, thekojnë nga Lëvizja Demokratike.
“Le të konstatojmë. Opozita shqiptare zbuloi aferën për 4 zinxhirët e rinj të lojërave të fatit. Opozita shqiptare zbuloi rrjetin e njerëzve të Artan Grubit në biznesin e kazinove! Opozita shqiptare sfidoi Artan Grubin të mbyllen tërësisht kazinotë në vendin tonë! Për të mirën e qytetarëve, për të mirën e fëmijëve tanë!

Dhe çfarë bëri pas kësaj situate Artan Grubi i njohur me nofkën “Casino Man”?
I verbuar nga pushteti dhe tenderat, vendosi të na akuzojë neve se e paskeshim bllokuar ligjin?! Sikur jo ai, por ne jemi paguar nga paratë e pista të kazinove! Pra, sulmi është mbrojtja më e mirë! Por a mendon vërtet se dikush e beson atë? E përsërisim edhe një herë, propozimi ynë është t’i mbyllim përfundimisht këto vende që na e morën në qafë rininë! Që nesër!

Ne propozojmë mbylljen, Artan Casino Man me nënshkrimin e tij, me vendimin e tij po hap internet kazino për ta fut bixhozin në shtëpitë tona, në çdo shtëpi, nëpërmjet internetit. Ky është dallimi!”, thuhet në kumtesën e LD-së.
Nga LD theksojnë se po bëjmnë durim edhe pak dhe se po vjen koha kur ai do të përgjigjet për çdo vendim të jashtëligjshëm që e ka bërë.

LD pyet publikisht Artanin dhe BDI-në, për çfarë luftuan ushtarët e UÇK-së në vitin 2001, për të drejtat e shqiptarëve apo që njerëz si Artani të shkatërrojnë çdo vlerë kombëtare e morale!

MARKETING



You may also like