“Levica” i bashkohet nismës së opozitës shqiptare për interpelancë ndaj Joveskit

by admin
Spread the love

Partia “Levica” i është bashkuar nismës së opozitës shqiptare, gjegjësisht të Lëvizjes Besa, Lëvizjes Demokratike dhe Alternativës, për interpelancë ndaj kryeprokurorit Lubomir Joveski, shkruan TV21. Në vijim, TV21 ka siguruar njoftimin e kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi, që është dërguar deri te deputetët.

“Ju njoftoj se në formë elektronike Ju është dërguar shkresa e deputetëve e deputetëve Dimitar Apasiev dhe Borisllav Krmov me të cilën njoftojnë se bashkëngjiten si propozues të Interpelancës për punën e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski, I parashtruar nga deputetët Fadil Zendeli, Safije Sadiki, Merita Kolçi Koxhaxhiku, Hysni Ismaili, Izet Mexhiti, Afrim Gashi dhe Kastriot Rexhepi”, thuhet në njoftimin e Xhaferit.

You may also like