Leverkusen dhe Bayern vazhdojnë me fitore

by admin
Spread the love

Gara për titullin e Bundesligës sa vazhdon e bëhet më interesante.

Bayern Leverkusen ka arritur ta mposht me lehtësi Bochumin, me rezultat 4:0, shkruan lajmi.net.

Një hat-trick i Patrik Schick në pjesën e parë e vulosi dilemën e fituesit, derisa Victor Boniface u përkujdes për rezultatin final me një gol në minutën e 69-të.

Granit Xhaka luajti 90 minuta në këtë ndeshj.

Fitore ka shënuar edhe Bayern, pasi mposhti Wolfsburgun me rezultat të ngushtë 2:1.

Dy gola të shpejtë nga Musiala dhe Kane ia dhuruan fitoren kampionëve aktual të Gjermanisë.

Kurse golin e vetëm të vendasve e shënoi Maximilian Arnold.

Pas javës së 16-të, Bayern Munichu gjendet në vendin e dytë me 38 pikë, katër më pak se Bayer Leverkuseni, ndërsa në xhiron e 17-të do të ketë punë me Hoffenheimin. /Lajmi.net/

 

 

You may also like