LETONI – Krisjanis Karins kryeministri i ri i shtetit baltik

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

RIGA, 22 nëntor /ATSH-DPA/ – Rreth shtatë javë pas zgjedhjeve parlamentare të Letonisë, presidenti Egils Levits ka ngarkuar kryeministrin aktual Krisjanis Karins të formojë një qeveri.

Levits njoftoi të martën pas një takimi me Karins në Riga se ai ka emëruar zyrtarisht 57-vjeçarin si kreun e qeverisë së vendit baltik të BE-së dhe NATO-s.

Karins fitoi zgjedhjet me një diferencë të konsiderueshme.

Zgjedhjet e 1 tetorit u lanë kryesisht në hije nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe shqetësimet për rritjen e kostove të energjisë.

Levits autorizoi më parë Karins për të zhvilluar bisedime paraprake me partnerët e mundshëm të aleancës për një koalicion të mundshëm.

“Ka besim të qartë se ky koalicion është mjaft i qëndrueshëm dhe ka mjaft qëndrime të përbashkëta”, tha presidenti./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakSerrat me kanabis në Berat, përjashtohen nga Policia e Shtetit 7 punonjës

You may also like