LETONI – Anëtarja e PE-së, Tatjana Zdanoka hetohet për lidhje me FSB-në

by admin
Spread the love

RIGË, 12 shkurt /ATSH-DPA/ – Shërbimet e sigurisë në Letoni kanë nisur një hetim ndaj një anëtare të Parlamentit Evropian, Tatjana Zdanoka, pas dyshimeve për lidhje të mundshme me shërbimin sekret rus FSB, thuhet në një raport të medias lokale.

Në programin televiziv, i cili u transmetua dje në mbrëmje, Zdanoka konfirmoi se kishte folur me shërbimet letoneze të sigurisë, por tha se kishte premtuar se do t’i mbante konfidenciale detajet e diskutimit.

Zdanoka, e cila është anëtare e Parlamentit Evropian që nga viti 2004, dhe aktualisht nuk është anëtare e asnjë grupimi parlamentar ka hedhur poshte akuzat për kontakte me FSB-në.

Një tjetër anëtare drejtuese e partisë së saj, Bashkimi Rus i Letonisë, u mor në pyetje gjithashtu nga autoritetet.

Raporti pretendon se Zdanoka ishte ngarkuar nga shërbimi sekret rus për të promovuar një humor pro-Kremlinit në shtetet baltike.

Parlamenti Evropian ka nisur një hetim ndaj Zdanoka. Në një rezolutë të miratuar të enjten, ligjvënësit e BE-së shprehën indinjatën e tyre të plotë dhe shqetësimin e thellë për përpjekjet e vazhdueshme të Rusisë për të minuar demokracinë në BE.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like