Lesly, “luftëtarja” 13-vjeçare: Kështu i shpëtoi vëllezërit e saj të vegjël në xhungël

by admin
Spread the love

Guximi i motrës së madhe dhe mësimet indigjene i kanë lejuar katër fëmijët kolumbianë të mbijetojnë. Njerku është i akuzuar për abuzime në familje.

Nga Sara Gandolfi – Corriere della Sera

Është Lesly “luftëtarja” e xhunglës, një vajzë 13-vjeçare që di të jetë nënë e tre vëllezërve më të vegjël, por gjithashtu i ndihmoi ata të mbijetojnë për 40 ditë në zemër të një pylli të errët të mbushur me rreziqe, jaguarë, anakonda, bimë helmuese…

Është Lesly “luftëtarja”, e cila jashtë pyllit ndoshta iu desh t’i rezistonte edhe një njerku ngacmues, i cili tani është i ndaluar ta vizitojë në spital.

Në një botë që ka ende nevojë për heronj, Lesly “la valiente” (guximtare), është protagonistja e padiskutueshme e odisesë së fëmijëve të humbur në Kolumbi.

Bie shi gjashtëmbëdhjetë orë në ditë në pyllin e Guaviare, ku më 1 maj u rrëzua një “Cessna”, një avion i vogël që mbante katër fëmijët e vegjël, nënën Magdalena, një udhëheqës indigjen dhe pilotin veteran. Të mbijetuarit e vegjël, thanë se nëna mbeti gjallë për katër ditë, në agoni.

Lesly ruajti edhe nënën, e cila pak para se të vdiste, u tha të largoheshin nga vendi i aksidentit, të lëviznin, sepse në një pyll tropikal plot me grabitqarë është më mirë të jesh gjithmonë në lëvizje.

Lesly Jacobombaire Mukutuy nuk tha jo, ajo e dinte se kështu duhej bërë. 13-vjeçarja i njeh mirë sekretet e jetës në xhungël, gjyshërit e saj indigjenë Uitoto e mësuan atë të njohë frutat që mund të hahen ose ku të kërkojë ujë të përshtatshëm për konsum.

Ajo di të udhëhiqet nga rrezet e diellit që filtrojnë nëpër pemë, i njeh shtigjet e qëndrueshme, degët e thyera, kërpudhat e ngrënshme.

Njerëzit nga komunitetet indigjene e gjejnë rrugën e tyre lehtësisht në pyllin e Amazonës dhe mund të ecin 30 kilometra në ditë pa këpucë ecjeje.

Lesly ishte rritur me ato mësime dhe kështu shpëtoi veten dhe vëllezërit e saj. Ata hëngrën një frut të njohur si “juan soco” dhe një bimë amazoniane të quajtur nga vendasit “milpesos”.

Ata gjetën gjithashtu një nga 100 kompletet e hedhura nga ajri nga Forcat Ushtarake, të cilat Lesly me vëllezërit e saj i mbajti 15 ditë.

“Ne gjithashtu duhet të njohim jo vetëm guximin e saj, por edhe aftësitë e saj drejtuese, sepse ishte falë saj që tre vëllezërit e vegjël arritën të mbijetojnë pranë saj, me kujdesin e saj, madje edhe me njohuritë e saj për xhunglën”, tha ministri i Mbrojtjes, Iván Velásquez, gjatë vizitës së tij në spitalin ushtarak.

“Ishte vajza, më e madhja, heroina jonë, që me mençurinë e saj u kujdes dhe mbronte vëllezërit e saj”, shpjegoi Giovanny Yule, një nga agjentët indigjenë që drejtoi hetimin.

Lesly dhe motra e saj e vogël Soleiny, bënë gjithashtu një vizatim të qenit Wilson (foto poshtë), i cili do t’i kishte udhëhequr për disa ditë në pyll përpara se të humbiste gjurmët e tyre.

Ata ia dorëzuan trajnerit të Wilson-it, i cili ende po kërkon për pastorin belg gjashtëvjeçar në shkurret e dendura të Amazonës.

Megjithatë, është një histori me fund të lumtur me ende shumë pika të errëta. Detaje shqetësuese dalin për familjen e Lesly-t dhe gjithashtu për atë që ajo dhe motra e saj e vogël mund të kenë kaluar në shtëpi.

Sipas dëshmive të disa të afërmve nga ana e nënës, njerku Manuel Ranoque, babai biologjik i djalit 4-vjeçar dhe vajzës 1-vjeçare, ishte denoncuar se kishte tentuar të abuzonte me njërën nga vajzat dhe se kishte kryer veprime dhune në familje ndaj gruas së tij Magdalena.

Ranoque u mbrojt dje, duke kujtuar se kishte jetuar me fëmijët dhe Magdalenën për gjashtë vjet.

“Dy vajzat e mëdha janë vajzat e mia, u kam dhënë studim dhe ushqim… kjo është një grindje ekonomike mes familjeve, – tha ai. – Më trajtuan si përdhunues, por vajza ua mbylli gojën, duke sqaruar gjithçka dhe duke thënë se unë jam babai i saj. Nuk kam asnjë lidhje me ndonjë abuzim familjar. Ata duan të më marrin fëmijët e mi dhe t’i marrin në zotërim. Njerëzit që flasin kështu, as nuk ishin me mua në kërkim të fëmijëve kur isha i sëmurë”.

Manuel pranoi se ai kishte sulmuar verbalisht dhe fizikisht Magdalenën  dhe konkludoi, raporton e përjavshmja “Semana”, se “problemet e brendshme, problemet mes burrit dhe gruas, nuk duhet të bëhen thashetheme për botën”.

Autoritetet ia kanë ndaluar të vizitojë dy vajzat e tij në spitalin ushtarak në Bogota ku janë shtruar.

Yule indigjene, e cila mori pjesë në hulumtim, shtoi se Lesly dinte gjithashtu të ndiqte instinktet e tij dhe shpirtrat udhërrëfyes të pyllit: “Ata kishin mençurinë se si të hanin, të merrnin ujë dhe, natyrisht, si të duronin urinë”.

Sipas vendasve, askush nuk humbet kurrë në pyll, përkundrazi ata janë të “mirëpritur” prej tij dhe aty brenda, mes gjetheve të dendura, gjejnë krijesa që i drejtojnë.

Megjithatë, në pyllin ku u gjendën katër fëmijët, ende jetojnë shumë fise indigjenësh të pakontaktuar, të cilët ndoshta ndihmuan të vegjlit të mbijetojnë.

Fshatarët në përgjithësi ndalojnë së kërkuari të humburit pas dhjetë ditësh. Këtë herë ishte ndryshe.

Pas disa javësh kërkimesh pa rezultate, forcat e armatosura që kryen operacionin “Shpresa”, kuptuan se kishin nevojë për njohuritë stërgjyshore dhe kërkuan bashkëpunimin e rojës ushtarake vendase të katër departamenteve të xhunglës.

“Kishte një bisedë shpirtërore me shpirtrat e nënës së xhunglës dhe në atë bisedë kishte një ushtrim për të udhëhequr rrugën, për të qenë në gjendje të qëndronte në territor dhe të lidhej një marrëveshje, që nëna-xhungël, të lindte fëmijët”, – thotë Yule.

You may also like