Leonora Jakupi zbulon për herë të parë se ka qenë në listë të zezë të Serbisë

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, në një intervistë ka zbuluar më shumë rreth tekstit të këngës së re “Komandant”.

Këngë e cila bëri bujë të madhe edhe në Serbi të cilët e quajtën skandal pasi artistja ka përmendur edhe ish pjesëtarët e UCK – së, të cilët gjenden në Hagë, shkruan “Kosovarja”.

Jakupi tregoi se ajo nuk ka qenë asnjëherë në Serbisë dhe se më herët ka qenë në listë të zezë të këtij shteti për të cilën ajo thotë se nuk e di arsyen.

“Nuk kam qenë asnjëherë. Fillimisht nuk kam çfarë lypi atje. Edhe me dashtë me shku, një kohë kam qenë në listën e zezë të tyre. E kam marr vesh shumë vonë. Nuk e kisha ditë derisa e kam pas një ftesë për një koncert në Preshevë dhe pas një javë dite më thirrën dhe më than që je në listën e zezë. Unë nuk e kam ditur sepse s’kam pasur nga ta marrë atë informacion. Kur më thirren pas 4 viteve më than që të kanë hequr nga lista e zezë. Nuk e di arsyen”, tha ajo.

 


You may also like