Leona Lewis në pritje të fëmijës së parë

by admin
Spread the love

Leona Lewis është shtatzënë dhe po pret fëmijën e saj të parë nga martesa me koreografin, Dennis Jauch. Lajmin për shtatzëninë, këngëtarja e “Bleeding Love” e njoftoi përmes Instagramit, teksa është shprehur e emocionuar për pritjen e ëmbël.

“Mezi pres të të takoj në verë ”, shkroi Lewis në foton ku shfaqet me barkun e saj të fryrë dhe me një fustan të zi të ngushtë.

Bashkëshorti i saj, Jauch, postoi të njëjtën foto në faqen e tij dhe shkroi: “Dhurata më e madhe që mund të kisha kërkuar të vinte këtë verë”.

Ndërkaq, të shumta ishin edhe komentet përgëzuese në mediat sociale, përfshirë ato që vinin nga familjarët, miqtë, fansat dhe kolegët. Lewis dhe Jauch janë bashkë që nga viti 2010 pas takimit në turneun e saj “The Labyrinth”, ku ai ishte një nga kërcimtarët rezervë./revistawho.com

 

You may also like