Lenjani bën “bomberin”, zhbllokon sfidën ndaj Islandës/ Bajrami shpërdoron mundësinë e golit të dytë

by admin
Spread the love

Ermir Lenjani zhbllokon sfidën me një goditje të saktë me kokë, pas një krosimi nga krahu dhe kuqezinjtë kalojnë në avantazh. Myrto Uzuni jep krosimin për golin e parë të Shqipërisë.

Shqipëria përballet me Islandën në sfidën e fundit në grupit në Ligën e Kombeve, aty ku do të kërkojë fitoren për të mbajtur gjallë shpresat për një rrugë drejt Europianit, pikërisht nëpërmjet këtij kompeticioni.

63’ – Kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve, me Balliun që galopon për shumë metra dhe shërben për Ramadanin, por topi i gjuajtur prej mesfushorit është i gabuar dhe përfundon jashtë.

61′ – Strakosha grushton tentativën nga distanca të islandezëve

53’ – Lenjani i kthen borxhin Uzunit, duke e shërbyer mjaft mirë në zonë, por sulmuesi beratas gjuan lehtë dhe pret portieri islandez.

51’ – Bajrami provon me goditje nga distanca, por topi devijohet nga një mbrojtës. Ka dyshime për penallti, por pas verifikimit nga VAR-i, arbitri urdhëron vijimin e lojës.

 49’ – Bajrami depërton mirë në zonë, duke dribluar disa kundërshtarë, por pasimi largohet nga mbrojtja mike.

 – Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal 1-0 të Shqipërisë, falë golit të shënuar nga Ermir Lenjani. Kuqezinjtë luajnë me një lojtar më shumë, që prej minutës së 8′.

41’ – Tjetër vertikalizim për Uzunin, që godet diagonal, por grushton portieri islandez, ndërsa më pas një mbrojtës largon rrezikun.

35’ – Gol! Ermir Lenjani zhbllokon sfidën me një goditje të saktë me kokë, pas një krosimi nga krahu dhe kuqezinjtë kalojnë në avantazh. Myrto Uzuni jep krosimin për golin e parë të Shqipërisë.

32’ – Lenjani hyn në zonë, lirohet me të djathtën dhe godet, por vetëm këndore. Kuqezinjtë vuajnë ende të gjejnë goditjen e parë në portë.

27’ – Kërcënon Islanda nëpërmjet një goditjeje nga këndi, por Strakosha ndërhyn në mënyrë vendimtare dhe grushton në një tjetër këndore.

23’ – Tjetër krosim për Uzunin në zonë, por këtë herë sulmuesi nuk koordinohet mirë dhe dërgon topin jashtë.

19’ – Ismajli nis një top të gjatë për Uzunin, që kalon portierin, por më pas një mbrojtës islandez ia largon sferën nga këmbët, duke e dërguar në këndore.

13′ – Bajrami ekzekuton goditjen e dënimit, por topi devijohet nga një futbollist i Islandës dhe përfundon në këndore.

9’ – Arbitri ndal lojën, pasi e thërrasin në dhomën e VAR-it. Përsëritja e aksionit i tregon se ka faull ndaj Uzunit dhe karton të kuq për mbrojtësin islandez. Një bonus vërtetë i madh për kuqezinjtë.

8’ – Uzuni niset i vetëm drejt portës islandeze, por ndalet nga mbrapa, megjithatë për arbitrin nuk ka faull.

 – Starton sfida në “Air Albania”

Trajneri Reja ka bërë disa ndryshime krahasuar me sfidën e tri ditëve më parë në Izrael, teksa Sokol Cikalleshi luan me shiritin e kapitenit në krah të Uzunit në sulm, ndërsa Lenjani merr vendin e Hysajt në të majtë, në rreshtimin 3-5-2.

Klaus Gjasula konfirmohet sërish në qendër të mbrojtjes me tre, rol që e ka bërë edhe me Darmstadtin, por edhe për rreth 60 minuta në Izrael, ndërsa Ramadani ka marrë vendin e Kristjan Asllanit para mbrojtjes.

Formacioni i Shqipërisë:



Top Channel

You may also like