Lëngu i qepës/ Zgjidhja ideale për pastrimin e organizmit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lëngu i qepës është një pije jo shumë e përhapur dhe me shumë gjasë e padëgjuar. Ky lëng ka një përdorim tërësisht mjekësor falë vlerave të jashtëzakonshme që ka për shëndetin e njeriut. Me siguri, idea e të pirit një lëng të tillë as nuk iu vjen ndërmend por nëse vuani nga problemet me rrugët e frymëmarrjes, ai do të bëhet aleati juaj më i çmuar.

Nëse shqetësoheni për shijen apo aromën, këtë çaj mund ta kombinonin me kanellë dhe mollë për më shumë vlera. Vlerat e lëngut të qepës janë të shumta. Ai përmban fibër, vitaminat B6, C, flavonoidë, kalçium, magnez, kalium, selenium dhe fosfor.

Përfitimet shëndetësore të lëngut të qepës

Lëngu i qepës mund të përgatitet duke zier qepën në ujë (4 kokrra qepë mesatare për 2 litra ujë) dhe më pas të pasurohet me produkte të tjera.

Lëngu i qepës për pastrim: Përbërësit e qepës ndihmojnë vitaminën C që të largojë toksinat e dëmshme nga organizmi. Amino acidet e këtij lëngu ndihmojnë nxjerrjen sa më të shpejtë të substancave të dëmshme nëpërmjet urinës.

Shëndeti i zemrës: Sipas të dhënave konsumi i lëngut të qepës ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut, një nga arsyet kryesore të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës. Ky lëng ndihmon në uljen e ndjeshme të kolesterolit, një armik i njohur i zemrës.

Diabeti: Lëngu i qepës luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e diabetit. Sipas të dhënave mineralet që përmban ky lëng përmirësojnë aktivitetin e insulinës në largimin gradual të sheqernave nga gjaku. Së dyti, flavonoidët tek lëngu i qepës ulin nivelin e lartë të glukozës në gjakun e njerëzve të prekur nga diabeti i tipit 2.

Kolla: Përmbajtja e sulfurit tek lëngu i qepës ndihmon në shpërbërjen e sekrecioneve dhe lehtëson kollën. Kësisoj ky lëng rekomandohet shumë kundër sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes.

Azma: Lëngu i qepës shërben për të parandaluar dhe trajtuar probleme si azma sepse është i pasur me flavonoidë. Ai qetëson muskujt e rrugëve të frymëmarrjes.

Imuniteti: Pirja e rregullt e lëngut të qepës i bën mirë imunitetit. Ai është i pasur me vitaminë C, e cila luftobakteret dhe virozat. Nëse jeni sëmurë dhe pini lëngun e qepës, do të vëreni se shërimi do të jetë më i shpejtë.

Tretja: Falë fibrës, lëngu i qepës e bën tretjen me të lehtë dhe më të mirë. Fibra përmirëson lëvizjen e zorrëve dhe nxit rritjen e baktereve të mira.

Pesha trupore: Flavonoidet tek lëngu i qepës përmirësojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në djegien e yndyrnave të tepërta. Në këtë mënyrë, konsumi i vazhdueshëm i lëngut të qepës pengon shtimin në peshë.

Flokët dhe Lëkura: Vitamina C tek lëngu i qepës stimulon formimin e kolagjenit ndërsa vitamina E shmang dëmtimin nga ekspozimi ndaj radikaleve të rrezeve ultra vjollcë. Mineralet nga ana tjetër janë shumë efikase në parandalimin e akneve dhe në forcimin e flokut.

Vlera të tjera të lëngut të qepës: Lëngu i qepës është i mirë kundër gripit, dhimbjeve të barkut, për dendësinë kockore, cilësinë e gjumit, dëshirën seksuale, dhe shëndetin e dhëmbëve.

You may also like