Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ndihen edhe në Maqedoni

by admin
Spread the love

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Shqipëri pasditen e sotme.

Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane Mesdhetare (EMSC), mësohet se tërmeti ishte me magnitudë 4.1 dhe epiqendra ka qenë 25 km në jug perëndim të Elbasanit. Tërmeti është ndjerë edhe në pjesën perëndimore të Maqedonisë.

Thellësia e tërmetit ka qenë dy kilometra.

Ende nuk raportohet për dëme në njerëz apo materiale.

You may also like