Leksioni që serbët i japin Chris Hill-it në Beograd – Shqip

by admin
Spread the love

Nuk ka mjaftuar fakti që Chris Hill, ambasadori amerikan në Beograd, është shndërruar në një proserb me këmbënguljen për themelimin e Asosacionit, për të fituar simpatinë e serbëve. Ata ende shohin te personi i tij njeriun që e bombardimeve mbi Serbi në 99-ën.

Kështu, Christopher Hill ka rënë pre e një sulmi verbal në rrugët e Beogradit mbrëmjen e së shtunës.

“Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja”, “vrasësi i fëmijëve”, “Kosova dhe Metohija është pjesë e Serbisë”, “Populli serb është me Rusinë”, ishin disa nga thirrjet me të cilat është sulmua ai nga një grup serbësh teksa po ecte me të shoqen.

Sulmi ka qenë i organizuar nga disa aktiviste gra të cilat gjatë kohës që e fyenin edhe e filmonin ambadasorin Hill, duke i kujtuar atij rolin që kishte pasur në vitin 1999 kur NATO bombardoi Serbinë.

Hill ishte njëri nga negociatorët amerikanë që bashkë me një grup të gjerë diplomatësh provuan të gjenin një zgjidhje paqësore për Kosovën e Serbinë. Por, në atë kohë Millosheviç i hodhi poshtë të gjitha ofertat, duke bërë që bombardimi nga NATO të mbetej e vetmja zgjidhje.

Hill ka filluar punën si ambasador i SHBA në Beograd në mars të vitit të shkuar dhe tek një pjesë e qytetarëve serb ai akuzohet si pjesë e grupit të njerëzve që urdhëruan bombardimin e Serbisë.

Kështu, të shtunën ai morri një leksion nga serbët, të cilët i treguan se janë një vend i pashërueshëm nga sëmundja që i mundon: nacionalizmi mizor. /tesheshi.com/  

 

 

You may also like