Lekaj-VV-së: Kur doni me u mbush mend e mos me bë hajgare me këtë vend

by admin
Spread the love

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëndosje, e cila propozoi seancën e sotme rezolutë karshi rritjes së inflacionit.

Lekaj në një postim në Facebook, ka thënë se përse është e nevojshme rezolutë e tillë kur kjo parti udhëheq me vendin.

“Edhe kjo ndodhi sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pra mazhoranca i propozon Qeverisë rezolutë për të ndërmarrë veprime karshi rritjes së inflacionit. Pse është e nevojshme rezoluta e VV-së, kur i ka nën menagjim të gjithë mekanimzmat institucional. Në orvajtje për të shpëtuar lëkurën e saj, Qeveria përdorë deputetët për të ndërtuar një ombrellë populliste. Kur doni me u mbush mend e mos me bë hajgare me këtë vend?”, ka shkruar Lekaj.

You may also like