Lehtësohen sanksionet, Chelsea mund të shesë bileta për sfidën kundër Realit

by admin
Spread the love

Chelsea mund të shesë bileta për sfidat që do të luhen në stadiumin “Stamford Bridge”. Sipas asaj që shkruan “Associated Press”, qeveria britanike, që kishte ndaluar shitjen e biletave pas sanksioneve ndaj Abramovich, ka lehtësuar pozicionin e klubit londinez.

Chelsea mund të shesë bileta për ndeshjen e ardhshme në Champions League kundër Realit të Madridit, por nuk mund të arkëtojë të ardhurat, të cilat do të shkojnë në llogarinë e UEFA-s.

Ndërsa në Premier League, londinezët nuk do të mund të shesin bileta për mbështetësit e tyre. Përkundrazi tifozët miq mund të blejnë bileta për të parë ndeshjen në stadium.

Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Sporteve, Nigel Huddleston: “Qeveria ka modifikuar licencën e Chelsea, duke lejuar tifozët që të shohin ndeshjet në transfertë”. /Oversport.tv

Foto: Chelsea Twitter

You may also like