Lehtësirat doganore Kosovë – Shqipëri dhe njohje e stazhit të punës, dy projektligjet e miratuara nga Qeveria

by admin
Spread the love

Qeveria e ka miratuar projektligjin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe kontrollit të hyrje-daljes së mallrave, raporton Ekonomia Online

Projektligjin për marrëveshjen e nënshkruar në
mbledhjen mes dy qeverive më 26 nëntor të vitit 2021 e prezantoi kryeministri
Albin Kurti.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se
kjo marrë veshje parasheh një sërë lehtësirash doganore dhe të tregtisë mes dy
vendeve.

“Më tutje, parasheh edhe vendosjen e zyrës
doganore të Republikës së Kosovës në zonën doganore të portit të Durrësit dhe
Porto Romanos. E gjithashtu, përfshin edhe thellimin e bashkëpunimit mes dy
vendeve”, tha ai.

Qeveria po ashtu e miratoi edhe projektligjin
për marrëveshjen e nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës
dhe Qeverisë së Shqipërisë lidhur me çështjen e stazhit të punës dhe
pensioneve.

“Kjo mundëson që qytetarët e të dyja vendeve
të mund t’i realizojnë të drejtat e tyre, siç janë pensionet e moshës,
familjare, invalidore, të punës; e drejta e pra edhe nga fondi i kursimeve
pensionale individuale si dhe pushimin e lehonisë. Me anë të këtij
projektligji, qytetarëve nga Kosova që kanë qenë të punësuar për një kohë të
gjatë në Shqipëri do t’u mundësohet që pas arritjes së moshës së pensionimit,
të kenë të drejtë që këtë pension ta marrin në Kosovë”, tha ministri Murati.

Ai shtoi se punëtorët nga Kosova që punojnë në
Shqipëri po ashtu mund t’i bashkojnë periudhat e kontributeve (stazhin e
punës).

You may also like