Legjendat Zof dhe Del Piero: Juvja për titull, pa Europën duhet të bëjnë mirë në kampionat

by admin
Spread the love

Nga studiot e “Sky Sport”, Alesandro del Piero, u ndal që të analizonte momentin e Juventusit edhe jashtë fushës me rastet e Faxholit të dënuar për baste dhe Pogbasë që po pret dënimin e tij disa vjeçar për doping.

“Viti i kaluar ishte tragjik nga pikëpamja psikologjike. Nisja e këtij sezoni në një masë më të vogël ka parë sërish probleme duke pasur parasysh atë që ndodhi me Faxholin dhe Pogbanë. Këto nuk janë gjëra të lehta për t’u asimiluar për një skuadër, duke qenë se ata të dy janë lojtarët që duhet të ofrojnë paparashikueshmëri dhe klas”, tha ish-kapiteni

Por ai i sheh kredencialet e skuadrës së Alegrit për t’i shkuar deri në fund garës për titull: “Nëse bardhezinjtë arrijnë të kufizojnë dëmin, atëherë ata mund të bëhen edhe më të fortë nga pikëpamja psikologjike dhe kjo mund të kthehet në favorin e tyre”.

ZOF – Ndërkohë që një tjetër legjendë e klubit bardhezi si Dino Zof, gjatë një interviste për “TUTTOmercatoWEB”, theksoi se mungesa e skuadrës në kupat e Europës këtë sezon jo domosdoshmërish shihet si një avantazh në objektivat e skuadrës në Serinë A.

Sipas ish-portierit, “zonja” është një ekip plot me individualitete të mira, të cilët megjithatë nuk janë në gjendje të bëjnë diferencën. Dhe ky faktor rrezikon të krijojë problem për ambiciet sezonale të bardhezinjve.

Shumë e konsiderojnë Juventusin një nga favoritët për të fituar titullin kampion për shkak të mungesës së angazhimeve në mesjavë. Megjithatë, dështimi për të konkurruar në kompeticionet europiane nuk përbën një avantazh, sepse rënia mund të jetë më e zhurmshme në rast të mosarritjes së objektivit:

“Unë nuk e mendoj kështu. Sepse në Europë skuadrat e mëdha që fitojnë kupa dhe kampionate janë në thelb gjithmonë të njëjtat. Me stërvitjen e duhur mund të bësh mirë në të dyja kompeticionet. Megjithatë, duke luajtur vetëm në kampionat është një detyrë absolute për të bërë mirë, ka më shumë përgjegjësi për atë objektiv specifik. Nëse nuk merr rezultat, është e rëndë”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

The post Legjendat Zof dhe Del Piero: Juvja për titull, pa Europën duhet të bëjnë mirë në kampionat appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You may also like