Ledri nuk i bindet kërkesës së partneres, Sara nisë peticion

by admin
Spread the love

Prej disa kohësh, reperi Ledri Vula, ka vendosur që të ndryshojë stilin e flokëve.

Artistin ka kohë që e shohim me flokë të gjata duke i ‘ikur’ pamjes së dikurshme me flokë të prera shkurt, shkruan “Kosovarja”.

Kjo gjë si duket nuk është duke i pëlqyer bashkëshortes së tij, Sarës, që tash e disa kohë përmes rrjeteve sociale e ngacmon artistin me postime.

Kështu ka vepruar edhe së fundi ku ka postuar fotografi me të me ç’rast është shprehur se do ta nisë një peticion (që ta bindë Ledrin t’i presë flokët).

“Nëse keni diçka për të thënë për flokët e Ledrit ky është momenti”, ka qenë mbishkrimi i Sarës.

Por, shumica se kanë ndarë mendimin e njëjtë me të, përfshirë Yll Limanin, Lori Kaçkën, Arbër Bytyqin e Morena Tarakun.


You may also like