Lazio gjen pasuesin e Igli Tares, i besohet një italiani

by admin
Spread the love

Lazio gjen pasuesin e Igli Tares.

Claudio Lotito ka vendosur t’i besojë rolin e drejtorit sporti Angelo Fabianit, italian 61-vjeçar që ka mbajtur të njëjtin post te Salernitana, një tjetër klub i cili deri para pak kohësh ishte në pronësi të bosit lacial.

Prezantimi i Fabianit pritet të bëhet zyrtarisht më 1 korrik, megjithatë mediat në Itali janë të bindura për vendimin e Lotitos, teksa 61-vjeçari ka nisur edhe takimet me trajnerin Sarri, për të planifikuar lëvizjet në merkato.

Igli Tare u largua nga Lazio në fund të sezonit që lamë pas, duke i dhënë fund një kapitulli 18-vjeçar te bardhekaltrit, fillimisht si futbollist e më pas si drejtor sportiv.

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare u largua nga Lazio pas divergjencave që kishte me trajnerin Maurizio Sarri, sa u përket vendimeve të merkatos./Supersport


Top Channel

You may also like