Lavrov vendos kurorë në monumentin e heroit kombëtar të Kubës (fotot)

by admin
Spread the love

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov mori pjesë sot në një ceremoni vendosjeje kurore në monumentin e heroit kombëtar të Kubës, Jose Marti në kryeqytetin Havana.

Kuba është ndalesa e fundit e turneut të Lavrov në Amerikën Latine teksa zyrtari vizitoi gjithashtu Brazilin, Venezuelën, e Nicaraguan.

Ministri rus u takua sot me presidentin kuban Díaz-Canel dhe me ministrin e jashtëm Bruno Rodríguez Parrilla.

Në deklaratën për shtyp thuhej se ministri rus diskutoi me liderët kubanë për minimizimin e pasojave te sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj vendeve të tyre.

Edhe në Karakas te Venezueles dy ditë më parë, Lavrov bëri thirrje për “bashkim të forcave” kundër “shantazhit” të sanksioneve perëndimore.

Moska është nën sanksionet e SHBA, Kanadasë dhe Bashkimit Evropian prej nisjes së sulmit në Ukrainë në shkurt 2022.

Ndërsa Kuba vuan embargon ekonomike nga Uashingtoni prej më shumë se 60 vjetësh, të ashpërsuara nga ish-presidenti Donald Trump në 2017, dhe të ruajtura nga pasuesi tij Joe Biden.

Presidenti Díaz-Canel ka vizituar Rusinë nëntorin që shkoi, si pjesë e turneut të tij diplomatik ku përfshihej Algjeria, Tuqia e Kina.

Vendi vuan nga mangësi furnizimesh dhe karburanti teksa po punon prej fillimit të vitit për forcimin e lidhjeve me Rusinë.