Lavrov akuza ndaj NATO-s! Ministri i jashtëm rus: Po na pengon, duam marrëdhënie të mira me SHBA-në

by admin
Spread the love

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov në një emision televiziv është shprehur se duan të kenë marrëdhënie të mira me Amerikën, por ndihen të rrezikuar nga zgjerimi i anëtarësimeve të NATO-s.

Në çdo rast të një anëtarësimi të ri duket se NATO po e zgjat linjën e saj të mbrojtjes drejt lindjes, ndërsa ka ardhur afër me Ukrainën, edhe pse ai vend nuk ka çfarë t’i ofrojë më tepër në aspektin e sigurisë aleancës.

Ne duam të kemi një marrëdhënie të mirë, me respekt të përbashkët me Amerikën dhe vende të tjera në botë. Por, duke mësuar nga eksperiencat e hidhura, nuk duam të qëndrojmë në një pozicion në të cilin siguria jonë është e rrezikuar çdo ditë”.

Lavrov vazhdoi edhe më tej me komentet e tij duke e quajtur NATO-n një aleancë jo tërësisht mbrojtëse.

Është e vështirë ta quash mbrojtëse. Mos harroni se ata pushtuan Libinë, duke thyer rregullat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe më pas mënyrën se si u sollën në Afganistan”.

Rusia prej kohësh nuk e ka pëlqyer aspak faktin që NATO i ka dhënë anëtarësi vendeve që dikur kanë qenë pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik ose në sferën e saj të influencës, si anëtarë të Paktit të Varshavës.

SHBA-ja dhe NATO në mënyrë zyrtare kanë refuzuar kërkesat e Rusisë për të ndaluar zgjerimin e NATO-s, edhe pse Uashingtoni tregoi hapësira mbi të cilat diskutimet janë të mundur, duke ofruar shpresë për një rrugëzgjidhje që do të shmangte luftën.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg është shprehur se aleanca nuk do të dërgojë ushtarë në ndihëm të Ukrainës nëse Rusia do ta pushtojë. Kjo vlen vetëm për vendet anëtare u shpreh ai, ndërsa Ukraina mbetet vetëm një vend partner dhe si e tillë mund të përfitojë vetëm për të mobilizuar dhe armatosur më mirë trupat e saj.


Top Channel

You may also like