Lautaro Martinez: Flitesh shumë, s’më pëlqen kjo! Jap gjithmonë maksimumin

by admin
Spread the love

Lautaro Martinez shënoi një prej golave në fitoren 3-1 kundër Spezia në transfertë dhe pas ndeshjes foli për “Inter TV”. Argjentinasi u ngacmua edhe për kritikat dhe foli hapur.

“Jam i kënaqur për lojën që bëmë, e përgatitëm këtë javë dhe morëm tre pikë të rënda. Kam qenë gjithmonë i qetë, punoj për ekipin, për t’u dhënë një dorë shokëve të skuadrës dhe jam i përqendruar në punën time. Nuk i dëgjoj të tjerët, mendoj për familjen time, ata që më duan mua dhe Interin”.

“E ardhmja? Ndjenjat janë të mira, po bëjmë një punë të shkëlqyer. Humbëm disa pikë që ishin të rëndësishme, por e kompensuam. Duhet të vazhdojmë të mendojmë ndeshje pas ndeshje”.

“Përgjigja ndaj kritikave? Flitet shumë dhe kjo nuk më pëlqen. Gjithmonë kam dhënë maksimumin për Interin dhe nuk më pëlqejnë disa zëra. Mundohem të jap gjithçka.

Padyshim që nuk më pëlqen të jem në stol, por kur hyra në fushë dhashë gjithçka për Interin, gjë që ka rëndësi këtu.

Më pas të gjithëve u ndodh që të kenë momente ku nuk shkëlqejnë. E rëndësishme është ta kalosh mirë atë situatë”, ka pëfunduar Martinez. / oversport.tv

You may also like