“Lautaro kapiten i jashtëzakonshëm”, De Vraj pas fitimit të Superkupës së Italisë: Emocionuese të shkruash historinë

by admin
Spread the love

Stefan de Vraj është rikthyer të jetë një nga emrat më të fortë të mbrojtjes zikaltër dhe pas ndeshjes ka treguar edhe emocionet e fitores.

“Çfarë emocioni i bukur! Është gjithmonë bukur të fitosh trofe dhe të shkruash histori. Ne kemi formuar një grup fantastik dhe kjo është diçka që ka shumë rëndësi. Bëhemi skuadra e dytë që fiton tri Superkupa radhazi pas Milanit dhe kjo është po ashtu e rëndësishme. Ne jemi shumë të uritur dhe duam të fitojmë trofe. Këtë ia thamë vetes para ndeshjes, ishim të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Tani duam të vazhdojmë kështu dhe të bëjmë më mirë në të gjitha”, tha holandezi, që foli edhe mbi motivimin shtesë në kampionat.

“Do të na japë shumë energji. Siç thashë më parë, do të na japë një dëshirë të madhe për të vazhduar në rrugën e fitoreve, që është ajo që duhet të bëjmë”.

De Vraj, i pranishëm në konferencën për shtyp krah Inzagit, nuk i kurseu komplimentet as për kapitenin e skuadrës, Lautaro.

“Unë dhe Lautaro kemi mbërritur këtu së bashku. Ka qenë e mrekullueshme të shikoja rritjen e tij dhe sa shumë i jep Interit jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Ai është rritur si lider, si kapiten dhe gjithashtu si djalë, është i jashtëzakonshëm”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like