Latifi nuk fshihet për duelin me Dinamon

by admin
Spread the love

Tirana do të sfidojë në transfertë nesër Dinamon në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Kategorinë Superiore.

Kjo do të jetë dueli i parë për vitin 2024. Në prag të këtij dueli ka folur edhe sulmuesi i bardhebluve, Liridon Latifi.

“Faza ka shkuar mjaft mirë dhe shpresoj që 2024 të jetë vetëm me rezultate pozitive të kemi vazhdimësi pasi kjo na ka munguar.

Derbi gjithmonë është një ndeshje e cila është 50 me 50 kështu që ne duhet të japim maksimumin tonë për të arritur tek fitorja aty ku kemi synimin.

Normalisht kam vuajtur dhe është e vërtetë që kam arritur 2 gola ndeshjen e fundit dhe shpresoj që të vazhdoj pasi thash më herët se vazhdimësia na ka munguar si ekip por edhe mua në mënyrë individuale.

Tiranën në fund të sezonit e shoh në “Final Four” dhe më pas shpresoj që të dalim kampion. Gjithçka është shumë e mirë ashtu siç ka qenë me një atmosferë të mirë dhe shokë shumë të mirë dhe gjithçka është ok”, tha ai në një prononcim për mediat.

You may also like