Latifi: Kemi finalizuar projektligjin për rregullimin e çmimit të barnave

by admin
Spread the love

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, në seancën e Kuvendit ka bërë të ditur se kanë finalizuar projektligjin e çmimit të pajisjeve dhe produkteve medicinale.

Latifi, mes tjerash, tha se pret nga të gjithë deputetët që të marrin pjesë në diskutimin publik para se i njëjti projektligj të dërgohet për procedim në Qeverinë e Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Kjo është një çështje me interes të përgjithshëm dhe secili prej nesh afektohet nga kjo. Megjithëse rregullimi i çështjes së çmimit të pajisjeve dhe produkteve medicinale në të kaluarën ishte tentuar të rregullohet sipas një udhëzimi administrativ i cili për arsye ende të panjohura nuk ishte zbatuar për disa vjet”.

“Duke i dhënë rëndësinë e duhur kësaj çështjeje kam kënaqësinë t’ju njoftoj juve dhe qytetarët e Kosovës se ne jo vetëm që kemi shqyrtuar këtë udhëzim, por tashmë e kemi finalizuar projektligjin për çmimin e produkteve dhe pajisjeve medicionale i cili në këto momente besoj se është duke u përkthyer dhe do të dërgohet për diskutim publik para se të procedohet në Qeveri”.

“Po ashtu dua t’ju njoftoj se jemi në përfundim e sipër edhe të projektligjit për produktet dhe pajisjet medicionale që do të ndikojë në cilësinë e barnave që qytetarët tanë i përdorin”, tha Latifi.

You may also like