Latifi e Krasniqi vizitojnë pacientët në tri Klinika të QKUK-së, falënderon personelin shëndetësor për shërbimet

by admin
Spread the love

Ministri
i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i shoqëruar nga drejtori i SHSKUK-së, dr. Valbon
Krasniqi kanë vizituar sot Spitalin Pediatrik-Kirurgjik, Klinikën e Kirurgjisë
Torakale dhe Qendrën Emergjente në QKUK.

Gjatë
kësaj vizite, Ministri ka bashkëbiseduar edhe me pacientë që po marrin shërbime
në klinikat e QKUK-së dhe familjarët e tyre.


komunikatën e MSH-së,, Latifi ka falënderuar personelin shëndetësor dhe atë
mbështetës për punën që po bëjnë dhe angazhimin e tyre për t’u ofruar
qytetaravë shërbime shëndetësore në çdo kohë.

“Gjatë kësaj vizite, Ministri ka bashkëbiseduar edhe me pacientë që po marrin shërbime në klinikat e QKUK-së dhe familjarët e tyre. Ministri Latifi ka shprehur përkushtimin e tij për transformimin e sistemit shëndetësor, duke pasur prioritet kryesor pacientin dhe cilësinë e shërbimeve për ta dhe, gjithashtu, përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e mirëqenies për profesionistët shëndetësor”, thuhet në komunikatë.

You may also like