Largohen nga puna 19 të punësuar në Qendrën e Shëndetit Publik Shkup

by admin
Spread the love

Një grup i të punësuarve në Qendrën e Shëndetit Publik Shkup ka njoftuar se janë larguar nga puna 19 të punësuar pa asnjë arsyetim.
“Sot, të punësuarit me kontratë në vepër në Qendrën e Shëndetit Publik Shkup janë njoftuar se është bërë ç’regjistrimi i tyre nga vendi i punës pa kurrfarë arsyetimi të mëtejmë. Sipas informatave te marra nga strukturat udhëheqëse, që të njëjtit të mund të ruajnë vendin e punës në këtë institucion, duhet të vazhdojmë të punojmë pa pagesë. Në grupin e të punësuarve në fjalë ka 19 persona të cilët punojnë në këtë institucion përmbi 4, 6 dhe 10 vjet.
Nga grupi i nëpunësve gjithashtu njoftojnë se Qendra e Shëndetit Publik Shkup ka nevojë për shërbimet e tyre dhe se jo rastësisht të njëjtit punojnë në këtë institucion edhe mbi 10 vite. Ata kërkojmë që të rregullohet statusi i tyre dhe të mos luhet me fatin e 19 familjeve, mirëqenia e të cilëve varet nga puna në këtë institucion”, thuhet në njoftimin e grupit të punësuarve në Qendrën e Shëndetit Publik.

MARKETING



You may also like