Largimi nga PSG, Mbape i lë “dhuratë” dhjetëra miliona euro parisienëve

by admin
Spread the love

Kilian Mbape ka vendosur t’i japë lamtumirën PSG-së në fund të këtij sezoni dhe të provojë një aventurë të re, me shumë mundësi të Real Madrid, i cili e kërkon prej kohësh futbollistin francez. Një lamtumirë si “parametër zero”, por që do t’i kushtojë shumë shtrenjtë futbollistit, për shkak të “paktit të xhentëlmenëve” që ka bërë me drejtuesit e klubit.

Sipas asaj marrëveshjeje mes palëve, Mbape hiqte dorë nga “bonusi i besnikërisë” për këtë sezon të fundit, që nënkuptonte 80 milionë euro që klubi i detyrohej. Por jo vetëm kaq, ai i kishte premtuar Al Khelaifit, se nuk do të largohej nga klubi pa hedhur diçka në arkat e tij,

Këto para nuk do të vijnë në mënyrë direkte nga Real Madridi, por mund të jenë pjesë e parave që do të përfitojë francezi në momentin e firmës. Ai kërkon një bonus të rëndësishëm nga madrilenët për firmën, që është rrotull 100 milionë eurove. Nga kjo shifër, pritet që një përqindje ai t’ia dhurojë klubit të PSG-së, për të shlyer disi shpenzimet kolosale që kanë bërë parisienët, të cilët në dy vitet e fundit, për ta mbajtur në klub, kanë shpenzuar rreth 200 milionë euro bruto nw edicion.

PANORAMASPORT.AL

You may also like