Largimi i “armikes së shqiptarëve”, deklaratat që e çuan Braverman drejt shkarkimit!

by admin
Spread the love

Shkarkimi i saj sot nga posti i sekretares së brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, e beri në fakt këtë të dytën herë brenda pak më shumë se një viti që Suella Braverman urdhërohet të lërë të njëjtën detyrë.

Liz Truss i kërkoi të jepte dorëheqjen tetorin e vitit të kaluar pas vetëm disa javësh në atë post: Shkas i zemëratës së shefes së atëhershme të ekzekutivit britanik ishte dërgimi i informacioneve konfidencial te një deputeti nga një adresë e-maili private.

Këtë herë, ishin akuzat e saj ndaj policisë se qe treguar shumë e butë ndaj protestuesve pro-palestinezë, ato që i kushtuan më shumë nga sa mund ta kishte menduar. Në një sulm të pazakontë ndaj forcave të rendit javën e kaluar, ministrja qe shprehur se policia e Londrës po injoronte “bandat pro-palestineze” që po shkelnin ligjin dhe i përshkroi protestuesit që bënin thirrje për armëpushim në Gazë si “marshues të urrejtjes”.

Por kjo nuk ishte hera e parë që Braverman kalonte në etiketime të cilat vetëm sa po grumbullonin njëra pas tjetrës pakënaqësitë ndaj saj. Vetëm disa parë, ngjallën indinjatë komentet e ashpra të saj të pastrehëve për të cilët thoshte se e kishin zgjedhur vetë atë stil jetese.

“Ne nuk mund të lejojmë që rrugët tona të pushtohen nga tendat e mbushura me njerëz që jetesën në rrugë e kanë zgjedhjen e tyre”, u shpreh ajo. Përpara kësaj ndërkohë, ish ministrja që u përpoq të fitonte pikë politike duke kërkuar të zgjidhë me një dorë të hekurt dyndjet me gomone në Kanalin e La Manshit, përçau opinionin me përshkrimin e emigrantëve shqiptarë si “kriminelë”, çka bëri që grupe shqiptarësh të cilët jetojnë në Britaninë e Madhe, të dilnin në protesta.

Ajo praktikisht u shpalli luftë emigrantëve të paligjshëm shqiptarë duke thënë se Anglia po përballej praktikisht me një pushtim, e aprovoi hapur fjalët e deputetit konservator Craig Mackinlay, i cili tha se “asnjë shqiptar i vetëm nuk duhet të pranohet si refugjat”.  Ishte po Braverman ajo që këmbënguli në depërtimin e emigrantëve të paligjshëm drejt Ruandës, edhe pse ligji në fjalë u kundërshtua nga gjykata britanike se shkelte të drejtat e njeriut.

Deklaratat e saj ndaj emigrantëve u kthyen në shqetësim edhe për avokatët, pasi ish ministrja kërcënoi se do të vendoste nën hetim të gjithë ata juristë që angazhoheshin në seanca gjyqësore për të mbrojtur emigrantët.


Top Channel

You may also like