Largim apo vazhdim? Gasperini do të tregojë gjithçka në konferencë

by admin
Spread the love

Ka shumë paqartësi në kampin e Atalantës, pasi trajneri Gian Piero Gasperini ka njoftuar se do të flasë në një konferencë për shtyp nesër në orën 18:30.

Pas largimit të drejtorit sportiv Giovanni Sartori, priten me padurim fjalët që do të thotë Gasperini, që nesër mund të njoftojë largimin nga skuadra zikaltër. Nëse ndodh kështu, Atalanta do ti besonte stolin Igor Tudorit, që aktualisht është i papunë pas largimit nga Verona.

Ndërkohë merkatoja është e bllokuar, në pritje të vendimeve që do të marrin pronarët e rinj dhe trajneri. Konferenca për shtyp e Gasperinit do të sqarojë shumë gjëra dhe mund të zhbllokojë këtë situatë që ka përfshirë klubin. / Oversport.tv

You may also like