Laporta nuk e vë në diskutim mbështetjen për Xavin: Jemi krenarë që e kemi

by admin
Spread the love

Joan Laporta vizitoi punimet në “Camp Nou” këtë të enjte dhe shfrytëzoi rastin për të dërguar një mesazh besimi ndaj Xavi Hernandezit dhe skuadrës. Presidenti i “blaugranave” shprehu publikisht mbështetjen për trajnerin.

Barcelona ka pasur një sërë ndeshjesh në të cilat, duke lënë mënjanë rezultatin, nuk bind. Laporta megjithatë, e ka të palëkundur mbështetjen ndaj ish-mesfushorit.

“Dua ta bëj të qartë se ne jemi plotësisht në krah të trajnerit tonë dhe se jemi krenarë që kemi Xavin si trajner për cilësinë e tij profesionale dhe njerëzore”.

Laporta beson se skuadra është në një situatë mjaft të favorshme në të dy kompeticionet.

“Ne jemi në vendin e duhur, kjo është shumë e rëndësishme. Jemi vendosur mirë në Champions League dhe në La Liga. Në këtë moment është shumë e rëndësishme të jemi bashkë”, ka përsëritur ai.

Për më tepër, presidenti beson se Barcelona do të rikuperojë versionin e saj më të mirë kur infermieria të zbrazet plotësisht.

“Kemi një periudhë në të cilën të lënduarit mund të shërohen dhe Xavi do t’i ketë të gjitha forcat në dispozicion. Jemi në proces dhe e rëndësishme është se si do të përfundojë. Këtu po punojmë që të jemi të fortë në sprintin final”./ Super Sport


Top Channel

You may also like