Laporta mund të kërkoj përsëritjen e “El Clasicos”

by admin
Spread the love

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka bërë të qartë qëndrimin e klubit në lidhje me “El Clasicon” që e humbi të dielën mbrëma 3:2 nga Real Madridi në “Santiago Bernabeu”.

Laporta siguroi se do të kërkoj imazhet e golit të Lamine Yamal që nuk u pranua pasi sipas arbitrit nuk e kishte kaluar vijën fatale.

Ai ka thënë se pasi të analizohen të gjitha dhe klubi konstaton se ka ndodhur një gabim, atëherë do të kërkojnë përsëritjen e ndeshjes.

“Nëse konfirmohet se ishte gol i rregullt, ne do të shkojmë më tej dhe nuk e përjashtojmë të kërkojmë përsëritjen e ndeshjes, ashtu siç ka ndodhur në një ndeshje evropiane për shkak të një gabimi të VAR-it”, ka paralajmëruar Laporta.

You may also like