Lansohet sistemi i pagesave elektronike, synohet transparencë e llogaridhënie

by admin
Spread the love

Kryeministri i
Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës
dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal
Sveçla, kanë marrë pjesë në lansimin e pagesave elektronike, raporton Ekonomia
Online.

Kurti ka thënë se digjitalizimi
është ndër objektivat e qeverisë. Madje sipas tij, nëpërmjet këtij zhvillimi po
snohet që të rritet transparenca e llogaridhënia.

“Në agjendën
digjitale 2030 si agjendë horizontale jemi duke përcaktuar orientime
strategjike në gjithë sektorët e qeverisjes. Derisa po hedhim baza strategjike
duhet të kemi qasje të unifikuar ndaj digjitalizimit. Nëpërmjet zhvillimit të
qeverisjes elektronike synojmë rritjen e transparenca e llogaridhënia”.

“Me miratimin e
ligjit për identifikimit elektronik është hapur rruga për nënshkrim elektronik
ky projekt do të fillojë së shpejti. Sot po fillojmë me pilotimin e pagesave elektronike.
Pagesat elektronike do të jenë lehtësim edhe nga mërgata. Presim që pagesat të përdoren
për zhvillime të tjera. Në kuadër të masave kemi lansuar shërbime për lehona. Planifikojmë
që gjatë janarit të bëhet certifikata e lindjes të gjitha në kuadër E-Kosova”.

“Po përpiqemi E-Kosova
të ofrojë sa më shumë shërbime dhe do ta rrisim transparencën dhe llogaridhëminen
tonë. Llogaridhënia rritet transparenca bëhet radikale shërbimet e qytetarëve bëhen
më cilësore edhe për nga cilësi dhe përmbajtja. Digjitalizimi do të ndihmojë
administratën dhe komunat e Kosovës th kurti

Ministri i
Financave, Hekuran Murati tha se pagesat gjatë kohë se testimit të programit do
të jenë papagesë, raporton EO.

“Mundësimi i
pagesave në mënyrë elektronike të tatimit në pronë e gjoba përmes E-Kosova gjatë
pilotimit do të jenë pa kosto”.

“Për të përdor
pagesa duhet të bëjnë verifikimin e identitetit. Kjo krijon lehtësira edhe për
mërgatën tonë. Do të mund ta kryejnë pagesën edhe pa qenë fizikisht këtu”.

Ministri i Punëve të
Brendshme, Xhelal Sveçla tha se pandemia e ka përshpejtuar këtë proces,
raporton EO.

“Për ta realizuar
me i krijuar grup punues për infrastrukturë dhe do të dërgojë raport për ta
informuar për gjendjen”.

“Lansimi këtij moduli do të ndihmojë sa i përket pagesave online. Do të mund ta bëjnë nga shtëpia përmes procesit të digjitalizimit”.

You may also like