Lansohet projekti për historikun e shkollave-shtëpi, gjatë 90-tave (VIDEO)

by admin
Spread the love

Nga e marta ekziston një faqe interneti, që është krijuar për të dhënat e “shtëpi-shkollave gjatë viteve të 90-ta”.

Kjo platformë është krijuar që të kontribuojë në përpjekjen për dokumentimin dhe identifikimin e hapësirave fizike, të cilat numërojnë rreth 3000 ndërtesa private, të shfrytëzuara për të akomoduar sistemin arsimor në gjuhën shqipe pas mbylljes së shkollave nga pushteti serb.

Tregimin mbi sistemin e mësimit në shtëpi-shkolla kemi vendosur ta bëjmë përmes hartës, në mënyrë që rrëfimit për këtë ngjarje t’i jepet një ndjenjë më e fortë me vendin, të ilustrohet manifestimi hapësinor si dhe ta komunikojë në mënyrë më efikase ngjarjen me publikun.

Kjo ide po u pëlqen edhe atyre që atëkohë mësuan në ato objekte.

You may also like