Lamtumirë Zef Deda!

by admin
Spread the love

Homazhet në nder të Mjeshtrit të Madh, Zef Deda, mbahen ditën e sotme në teatrin “Migjeni”, e konsideruar si “shtëpia e tij e dytë” prej nga ku na dhuroi të qeshura edhe në ditët më të errëta të historisë së Shqipërisë. Artisti i madh u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare pas një sëmundjeje që e mundonte prej kohësh.

Në Shqipërinë e tranzicionit, kur shqiptarët po përballeshin me sfidat e një vendi të varfër, Zef Deda me të tjerë figura të ndritura u dhuruan atyre të qeshurat dhe humorin për të cilin kishin nevojë. 4 dekada të jetës së tij i kaloi në teatrin e shquar “Migjeni” në qytetin e Shkodrës. Edhe vetë e provoi emigrimin për 6 vite, për t’u kthyer sërish në atdhe më 1996.

Zef Deda ka interpretuar në shumë komedi si “Vëllai nga Babai” “Kollovari”, etj, por edhe në shumë programe për fëmijë. Kontributi i tij është mjaft i madh saqë ai la pas një trashëgimi të vyer dhe duke ndërtoi një traditë të shkëlqyer edhe për më të rinjtë./tvklan.al

You may also like