“Lamtumirë “Perandor””, Armand Duka u bashkohet homazheve për Bekenbauer: Tifozët humbën sot një prej simboleve të kësaj loje

by admin
Spread the love

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u është bashkuar reagimeve të botës së futbollit për ndarjen nga jeta të Franc Bekenbauer. Numri 1 i futbollit në vendin tonë, i ka kushtuar një mesazh që kujtonte se sa i veçantë ishte “Kajzeri”, një mbrojtës i cili si rrallëkush kishte fituar dy herë ”Topin e Artë”.

POSTIMI I DUKËS

Bota e futbollit, Gjermania dhe tifozët humbën sot një prej simboleve të kësaj loje të mrekullueshme. Shkëlqimi i futbollit gjerman dhe ylli botëror Franz Beckenbauer u nda nga jeta duke lënë pas një trashëgimi të madhe. Ai u shndërrua në legjendë. Fitoi titujt kampion i Europës dhe i Botës si futbollist, ndërkohë që fitoi Botërorin edhe si trajner në vitin 1990.

Në nivel klubesh fitoi gjithçka me Bajernin e Mynihut si edhe dy “Topa të Artë”, diçka e rrallë për një mbrojtës.

418181799_920394512791316_8718223954661853055_n

Beckenbauer mbetet në kujtesë si një nga lojtarët më elegantë dhe më të papërsëritshëm në historinë e futbollit. Figurë emblematike, jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për Europën, që gëzonte një popullaritet të jashtëzakonshëm, i pagëzuar me nofkën “Der Kaiser”. Lamtumirë “Perandor”, faleminderit për gjithçka i ke dhënë futbollit!

PANORAMASPORT.AL

You may also like