Lamtumirë kapiten! Ndërron jetë Nuri Bylyku, një legjendë e familjes bardheblu…

by admin
Spread the love

Ka ndërruar mbrëmë jetë, në moshën 85-vjeçare, Nuri Bylyku, ish-kapiteni i Tiranës së madhe të viteve ’63-’70, një legjendë e familjes bardheblu të kryeqytetit.

Ai ishte një autokton tiranas, i lindur më 10 prill të vitit 1937, duke u bërë edhe përfaqësues i dy gjeneratave në radhët e skuadrës Tiranës.

Mesfushori luftarak Nuri Bylyku, pasi kreu shërbimin ushtarak në radhët e Partizanit, ku u shpall edhe kampion, u rikthye në radhët e skuadrës së Tiranës, ku edhe e kishte nisur rrugën e bukur të futbollit.
Nuri Bylyku, ishte kapiteni i parë i skuadrës së Tiranës, që në përfundim të sezonit 1964-65, do të ngrinte trofeun e kampionit të Shqipërisë, duke thyer hegjemoninë e Partizanit dhe Dinamos në futbollin shqiptar që me krijimin e tyre.

Pasi ndërpreu karrierën e tij sportive, Nuri Bylyku, nuk u largua nga klubi i Tiranës, duke kryer detyra drejtuese, qoftë si trajner, inspektor dhe shef klubi.

Familja bardheblu sot është në zi! Ajo ka humbur njeriun, i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi klubit të Tiranës, ajo ka humbur një prej kapitenëve të saj, një ikonë të asaj Tirane të madhe, që ka bërë histori në futbollin shqiptar… Lamtumirë kapiteni Nuri Bylyku…


Top Channel

You may also like