Lampard zbulon në dokumentar prapaskenat e Mourinhos te Chelsea: Një luftëtar që krijonte konflikte

by admin
Spread the love

Jose Mourinho është një nga trajnerët më të vlerësuar në botën e futbollit me portugezin që ja ka dalë të fitojë kudo ka shkelur. Një nga arritjet më të mëdha për luzitanin ishte edhe titulli i parë që fitoi në Premier League kur ishte në drejtim të Chelseat në vitin 2004.

Pavarësisht konkurrencës dhe trajnerëve prestigjiozë në Angli ku spikasnin Arsene Wenger dhe Alex Ferguson, “Blutë” e Mourinhos u rikthyhen te titulli kampion pas plot 50 vitesh. Në një dokumentar të fundit, (Fever Pitch) legjenda e “Bluve të Londrës” Frank Lampard tregon se Mourinho ishte një luftëtar dhe që krijonte konflikte për arsye të strategjisë së tij.

“Ajo çfarë bëmë në të vërtetë ishte që ndryshuam mentalitetin, nisëm të besonim më shumë tek vetja dhe në këtë formë erdhën edhe fitoret. Kishim një trajner me vetëbesim të jashtëzakonshëm dhe që kërkonte të luftonte. Ishte një luftëtar edhe në konferencat e shtypit. I pëlqente të krijonte konflikte, i përdorte për strategjitë e tij të cilat në fakt funksiononin”, tha Lampard.

Vetë Mourinho për atë periudhë te Chelsea shprehet se ndjente nevojën që të mbronte lojtarët e tij dhe për këtë arsye vendoste veten e tij në qendër të vëmendjes. Kështu, mund t’i tregonte Arsenalit apo Manchester United se skuadra e tij nuk kishte frikë ndërsa kishte edhe mundësinë për t’i bërë presion kundërshtarëve.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like