Lajmi i Fundit: UEFA publikon gjyqtarët që do ndajnë drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Gjeorgji

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Kosovës pas dy ditëve do zhvillojë ndeshjen e radhës në shtëpi ndaj Kombëtares së Gjeorgjisë.

“Dardanët” pas humbjes nga Suedia, do mundohen të këndellen ndaj Gjeorgjisë, skuadër që e mposhten në ndeshjen e parë.

UEFA ka publikuar gjyqtarët që do ndajnë drejtësinë, ku i është besuar polakëve.

Pawel Rackowski do jetë arbitri kryesor pranë asistentëve Radoslaw Siejka dhe Adam Kupsik, me Tomasz Musial si gjyqtar i katërt.

Ndërkohë, VAR-in do e shikojë Tomasz Kwiatkowski pranë asistentit Kryzsztof Jakubik.

Përballja mes Kosovës dhe Gjeorgjisë zhvillohet në “Fadil Vokrri” dhe nis në ora 20:45.

You may also like