Lajmi i fundit/ Bojkot te Prishtina, futbollistët kanë refuzuar sot të dalin në stërvitje

by admin
Spread the love

Situtata financiare tek skuadra e Prishtinës siç duket po reflektohet edhe tek futbollistët, të cilët në mungesë të pagave, nuk po kanë paraqitjen e duhur për të arritur fitore.

Mësohet se lojtarët kanë shfaqur pakënaqësi në adresë të skuadrës për shkak të vonesave të pagave dhe këtë pakënaqësi e kanë shfaqur sot duke refuzuar të dalin në stërvitje.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, skuadra e Prishtinës barazoi 2-2 me Gjilanin. Pas ndeshjes, trajneri Ibrakovic potencoi se në paraqitjen e tyre po ndikon edhe mungesa e stadiumit, pasi kryeqytetasit tash e disa ndeshje po luajnë jashtë shkaku i rinovimit të “Fadil Vokrrit”.

Prishtina është vetëm pesë pikë larg pozitës që dërgon skuadrat në Ligën e Parë të Kosovës, dhe të shtunën udhëton në Klinë, ku me një humbje eventuale do të rrezikonte seriozisht largimin nga elita e futbollit kosovar.

/Insporti.com

You may also like