Lajme të mira për Inzaghin nga takimi Marotta-Zhang: Lojtarët e rëndësishëm nuk shiten

by admin
Spread the love

Marotta dhe Ausilio synojnë që të mbajnë premtimin që i kanë dhënë teknikut Inzaghi: nuk do të ketë asnjë revolucion dhe nga skuadra nuk do të largohet asnjë lojtar i rëndësishëm në këto 2 javë të fundit të merkatos së verës.

Pozicioni i drejtuesve zikaltër është i qartë dhe i është shprehur hapur pronarëve të klubit në një takim që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Nëse nuk ka ndonjë ofertë “të frikshme” që mund të ndryshojë rrjedhën e gjerave (vetëm nëse PSG ofron më shumë se 85 milionë euro, atëherë mbrojtësi mund të largohet), atëherë me siguri qëndrimi i Skriniar është vulosur mbrëmjen e djeshme.

Klubi zikaltër ka fituar rreth 40 milionë euro nga shitjet e kësaj vere dhe duket se Zhang është bindur që të mos dobësojë skuadrën, për të rregulluar bilancet e klubit. / Oversport.tv

Foto: Inter Facebook

You may also like