Lajme të këqija për Piolin, dëmtohet një tjetër mbrojtës i Milanit

by admin
Spread the love

Milani është në emergjencë në mbrojtje lajmi tjetër i keq vjen nga Afrika. Stefano Pioli është në ankth pasi mbrojtësi Fode Ballo-Toure u dëmtua gjatë ndeshjes mes Senegalit dhe Kepit të Gjelbër.

I hedhur në fushë në minutën 82, ai u largua sërish pas disa minutash për shkak të një dhimbjeje muskulore. Lojtari u largua duke çaluar dhe ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të tij.

Megjithatë, në orët në vazhdim mbrojtësi pritet t’i nënshtrohet testeve të thelluara për të vlerësuar shkallën e dëmtimit. Kështu, në pritje të kohës së rikuperimit, rritet edhe emergjenca te Milani që ndodhet me një numër shumë të ulët mbrojtësish në ekip. /oversport.tv

You may also like