Lajçak takime me Kurtin dhe Vuçiqin në Davos – Shqip

by admin
Spread the love

Udhëheqësit e botës nisën drejt Forumit Ekonomik

Në zemër të Alpeve, qyteti paqësor dhe piktoresk zviceran i Davos po përgatitet të presë liderët më me ndikim në botë në politikë dhe biznes për Takimin e 54-të Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), i planifikuar për në datat 15 deri më 19 janar 2024. Përfaqësohen mbi 100 qeveri, organizata të mëdha ndërkombëtare dhe 1000 kompani partnere të Forumit, së bashku me drejtues të shoqërisë civile, ekspertë, aktivistë të rinj, sipërmarrës socialë si dhe përfaqësues të medias.

Diskutimet do të përfshijnë sigurinë globale, krijimin e vendeve të punës, iniciativat për klimën dhe zhvillimin e Inteligjencës Artificiale. Ndërmjetësi i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me kryeministrin kosovar Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Ende nuk është planifikuar një takim i përbashkët për dialogun.

Në prag të fillimit të Forumit Ekonomik Botëror në këtë qytetet turistik të njohur edhe për të apasionuarit pas skive janë marrë masa të forta sigurie. Ndër folësit kryesorë janë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, presidenti francez Emmanuel Macron dhe liderët kryesorë të Lindjes së Mesme janë planifikuar të marrin pjesë në forum.

Një tablo sfiduese e ekonomisë globale, me politika të ndryshueshme të normave të interesit dhe rritje të borxhit, do të përballet gjithashtu me bankierët qendrorë, financuesit dhe liderët e biznesit që do të marrin pjesë në forum.

Klan News

You may also like