Lajçak refuzon postin e Ministrit të Jashtëm në Sllovaki – Shqip

by admin
Spread the love

Qeveria e re bllokohet nga presidentja

Juraj Blanár do të jetë Ministër i Jashtëm në qeverinë pro ruse të Sllovakisë. I dërguari i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka refuzuar të marrë këtë post edhe pse ai shihej si kandidati kryesor. Blanár, ish-kryebashkiak i Zilinës, një qytet i vogël sllovak u zgjodh nga Kryeministri i ri Robert Fico, edhe pse është një ish-inxhinier pa asnjë përvojë diplomatike.

Mediat perëndimore shkruajnë se kjo është e zakonshme për shtetet ish-komuniste ku edhe muzikantët janë bërë ambasadorë. Kryediplomati i ri sllovak u bë i njohur për deklaratat e tij se lufta në Ukrainë është një “konflikt midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”. Ai ka thënë se sanksionet e BE-së kundër Rusisë duhet të “rishikohen”.

Blanár deklaron po ashtu se “Ukraina po lufton kundër popullit të saj dhe se duhet që të fokusohet” në sigurimin e të drejtave të banorëve rusisht-folës. Gjithsesi qeveria e re nuk ka marre ende aprovimin e presidentes duke e detyruar Kryeministrin në pritje Robert Fico të humbasë samitin e javës së ardhshme të BE-së.

Čaputová refuzoi kandidatin e Fico-s për postin e Ministrit të Mjedisit. Nëse Fico dëshiron të emërohet Kryeministër, ai duhet t’i paraqesë Presidentes një propozim të ri që ajo ta pranojë. Presidentja Čaputová ka thirrur me 25 tetor mbledhjen e parlamentit të ri sllovak të dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare.

Klan News

You may also like