LAÇI-TEUTA/ Përfundon takimi në Laç, vendasit e nisin sezonin me fitore

by admin
Spread the love

Laçi-Teuta 3-1
Shënues: 
Velkoski 12′, Adeleke 52′, Mazrekaj 57′ / Jazxhi 66′

90+6’ Përfundon në Laç takimi me fitoren e vendasve 3-1 ndaj Teutës. Golat e Velkoskit, Adelekes dhe Mazrekaj mjaftuan për kurbinasit që të dilnin me pikë të plota nga ndeshja e parë. Për Teutën sakaq ngushtoi diferencat Jazxhi.

90′ Gjyqtari i katërt i takimit akordon 6 minuta shtesë

82’ Tranversa shpëton skuadrën e Laçit. Lorenco Vila shumë pranë një supergoli. Një goditje nga limitet e zonës e Vilës ndalet në transversë duke e lënë të pandryshuar rezultatin e takimit

78’ Çfarë humbet Teuta. Vila shkon shumë pranë golit të dytë për Teutën. Edhe pse me portën e boshatisur nuk ia dol dot të devijojë topin në rrjetë

75’ Adeleke vazhdon të shfaqet rrezikshëm në portën e Teutës. Sulmuesi i Laçit provon nga limitet e zonës, por goditja e tij nuk ka forcën e duhur dhe ndalet nga portieri Qirko

66’ GOOOOL Teuta. Miqtë ngushtojë diferencat falë golit të Jazxhi. Një goditje e vilës devijohet nga Dajsinani, topi shkon te Jazxhi që më pas e çon në rrjetë. Gjyqtari fillimisht e akordon të parregullt, por pas konsultimit me sistemin VAR e konsideron gjithçka si të rregullt

65′ Pranë golit skuadra e Teutës. Një harkim nga e djathta nuk devijohet si duhet nga lojtarët durrsakë

57’ GOOOOL Laçi. Mentor Mazrekaj rregullon gabimin te penalltia e humbur. Një supergol nga numri 14 që lëviz mjaft bukur në zonën e Teutës, shmang Beqjan dhe çon topin në rrjetë

52’ GOOOOOL Laçi. Dyfishohen shifrat në Laç. Adeleke lëviz bukur në zonë, shmang portierin Pano Qirko dhe me portën e boshatisur e çon rezultatin në 2-0

46’ Pjesa e dytë nis menjëherë më një karton të verdhë. Beqja ndëshkohet për shkak të një faulli në dëm të Manellarit

46′ Starton pjesa e dytë

45+2′ Përfundon pjesa e parë

45′ Dy minuta shtesë

37’ Më kërkues Laçi në këtë takim që vazhdon të prodhojë rrezik konstant në zonën e Teutës. Megjithatë, mungon qartësia për pasimin final

22’ Mazrekaj shpërdoron shansin e artë për të dyfishuar rezultatin. Lojtari i Laçit nuk shënon dot nga 11-metërshi pasi pret Pano Qirko që mban në lojë skuadrën e Teutës.

21′ Penallti për Laçin

12’ Gooool Laçi Zhbllokohet sfida në minutën e 12-të. Laçi kalon në avantazh falë golit të Velkoskit. Një harkim nga këndi gjen të lirë Velkovskin që me kokë e çon topin në rrjetë

5′ Mazrekaj shfaqet menjëherë rrezikshëm, por Pano Qirko është i vëmendshëm

Kanë startuar në kanalin  Oversport 2 ndeshja Laçi-Teuta

LAÇI: Dajsinani, Velkoski, Turkaj, Roganovic, Ziko, Mazrekaj, Manellari, Ujka, Spahiu, Babatunde, Adeleke Trajner: Dejan Vukicevic

TEUTA:  Qirko, Kurti, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, L. Beqja, Muka, E. Vila, L. Vila, Gruda, Hebaj Trajner: Renato Arapi

You may also like