Laçi i frikshëm në merkato, kurbinasit zyrtarizojnë edhe një sulmues serb

by admin
Spread the love

Ndonëse pa shumë zhurmë, Laçi po tregohet shumë aktiv në merkato, duke afruar shumë elementë cilësorë në skuadër.

Pas afrimeve të Albi Allës dhe Vasil Shkurtaj, klubi kurbinas zyrtarizon një tjetër blerje. Sulmuesi serb Djordje Ivkovic ka firmosur për 2 vitet e ardhshme me Laçin.

“KF Laçi ka nënshkruar për dy vite me sulmuesin Djordje Ivkovic. 26-vjeçari serb pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar në vendlindje, në skuadra si Kolubara, Bezanija, Sloboda, Sindelic Beograd, Radnicki, Teleoptik, Zlatibor Cajetina dhe IMT Novi Beograd. Ai ka luajtur edhe në Slloveni me Ankaran Hrvatini. I urojmë Ivkovic suksese me fanellën bardhezi. Para Laçi!”, shkruhet në njoftimin e klubit kurbinas. / Oversport.tv

You may also like