La në stol Kimish dhe talentin që po e kërkon gjithë Europa, Nagelsman pas humbjes me Austrinë: Mos prisni mrekullira

by admin
Spread the love

Julian Nagelsman u pa si “shpëtim tari” i Gjermanisë pas shkarkimit të Hansi Flik, por pas 4 ndeshjesh në krye të “pancerave”, duket se gjithë euforia është shuar në kohë tepër të shkurtër.

Edhe pse ish-tekniku i Bajernit u kritikua për rreshtimin e Kai Haverc si mbrojtës i majtë, nuk e pati problem ta linte sërisht në të njëjtën pozicion.

Por kjo nuk ishte e vetmja befasi, Nagelsmani, hodhi nga minuta e parë Mats Humles si anësor i djathtë në prapavijë, ndërsa “veterani” i Dortmundit gjithmonë ka ndjekur linjën si “shtyllë” qendrore, tregues se “timonieri” 36-vjeçar vazhdon të eksperimentojë.

Pas disfatës së radhës kundër Austrisë, Juliani, tashmë si “zakonisht” u përpoq të justifikonte rezultatin, zgjedhjet befasuese në reparte të caktuar dhe “çmendurinë” e Sanes: “Përsa i përket ndryshimeve në formacioni, ka lidhje me ndryshueshmërinë në ekip. Dua të shoh sa më tepër lojtarë në fushë. Me qëllim krijimin e ideve për të ardhmen në kombëtare.

Kjo e shpjegon lënien në stol të Kimish dhe Virc. Pas këtyre dy teste, kemi shumë hapësira për t’u përmirësuar. Asgjë nuk do të jetë e lehtë përpara Kampionatit Europian me këtë formë të brishtë. Dinamizmi na mungoi sërisht.

Pikërisht ky është elementi ku ne duhet të fillojmë ringritjen. Mungesa e vetëbesimit ende na përndjek edhe në këtë cikël. Mbrojtësit s’janë aty ku duhet, por mund të rregullojmë gabimet me vullnet të hekur dhe punë kolosale. Sane mund ta kishte menaxhuar me mirë situatën, ndërsa Haverc bëri mirë në krah”, përfundoje Nagelsmani.

Përgatit: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

You may also like