Ky pritet të jetë trajneri i ri i Rashicës

by admin
Spread the love

Pas 11 xhirove të luajtura, Norwichi zë vendin e fundit në renditje me vetëm pesë pikë të grumbulluara.

Shkaku i rezultatve të dobëta, klubi pak ditë më parë vendosi të shkarkoi trajnerin Daniel Farke.

Sipas mediave angleze, Dean Smith pritet të zë vendin e lënë bosh nga Farke në stolin e Norwichit.

Marrëveshja mes palëve thuhet se është arritur dhe së shpejti pritet të bëhet zyrtarizimi.

Smith është trajner me 10 vite eksperiencë ndërsa ka drejtuar klube se Walsall, Brentford ndërsa së fundmi ishte te Aston Villa.

Norwichi me trajnerin e ri shpreson të largohet nga zona e rrezikshme dhe të mbijetojë në Premier Ligë.

You may also like